Në kuadër të projektit të JICA “Mbi Ndërtimin e Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje (NFFIS) dhe Zgjidhjeve të bazuara në Natyrë (NbS) për Zvogëlimin e Risqeve nga Fatkeqësitë (DRR)”, më 10 shtator 2024 u realizua me sukses mbledhja e parë e Komitetit të Përbashkët Koordinues (JCC).
Diskutimet përfshinë prezantimin e përgjithshëm të projektit, planin e punës dhe rezultatet e pritshme për vitin e parë, duke u arritur konsensus për veprimet e ardhshme në zbatimin e projektit në Shqipëri.