Me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile përcollëm nga Baza Ajrore e Kuçovës, dy avionët rumunë, të cilët përreth një javë u angazhuan për shuarjen e zjarreve në vendin tonë pas aktivizimit të instrumentit aq efikas të Mekanizmit Europian të Emergjencave Civile.
I shpreha mirënjohjen ambasadorit Oktavian Serban për solidaritetin dhe pjesëmarrjen rumune në Mekanizmin Europian të Emergjencave, ndërkohë që ardhja e ekuipazhit rumun demonstroi solidaritetin europian ndaj çdo sfide të përbashkët.
Puna dhe vigjilenca e ekipeve të emergjencave civile vijon me përkushtim në të gjitha zonat e rrezikuara.