Zjarret në Bashkinë e Selenicës: Forcat Operacionale Vënë Nën Kontroll Situatën, Rreziku Për Banesat U Eliminua

Pas një nate përpjekjesh e pune të pandërprerë, strukturat operacionale të Emergjencave Civile në nivel lokal dhe qendror, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës. Rreziku për banesat është eliminuar, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga #ForcateArmatosura.

Mirënjohje të gjithë efektivëve për punën e tyre #Heroike në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

Njoftime të tjera