Temperatura të Larta në Gusht
Rrezik i Shtuar për Zjarret në Pyje!
Vazhdon muaji gusht me temperatura të larta, të cilat paraqesin një rrezik të lartë për zjarret në pyje.
– Kujdes maksimal në aktivitetet tuaja në natyrë!
– Mos hidhni bishtat e cigareve dhe mbeturina të tjera në pyje.
– Shmangni ndezjen e zjarreve në hapësirat e pyjeve dhe zonave të gjelbra.
– Paralajmëroni dhe raportoni menjëherë çdo shenjë zjarri!
– Strukturat vendore të mbrojtjes civile janë të angazhuara maksimalisht për të shmangur marrjen e përmasave të zjarreve.
Falenderojmë çdo qytetar për bashkëpunimin dhe kujdesin e treguar.