Përballja me zjarret në këto temperatura dhe terrene të vështira është një nga sfidat e mëdha të #ForcaveTëArmatosura në këta muaj të nxehtë.
Kolonel Dritan Durmishaj është vetëm njëri nga ushtarakët e shumtë të cilët sakrifikojnë çdo ditë në shërbim të atdheut dhe popullsisë civile.
Mirënjohje për përkushtimin e paçmuar të çdo efektivi të angazhuar në këtë detyrë, për ndjenjën e përgjegjësisë dhe humanizmit dedikuar mbrojtjes së jetës së qytetarëve tanë, pronës së tyre dhe natyrës së vendit tonë.