Duke ndjekur nga afër një trajnim të skuadrës së Emergjencave Civile në Tiranë, se si duhet të reagojnë në situata të ndryshme nga ato më të zakonshmet deri te ato me rrezikshmëri të lartë. Ky shërbim është rritur shumë profesionalisht ndër vite dhe është pajisur me logjistikë moderne, por kompleksititeti i situatave emergjente e bën të domosdoshme përgatitjen e vijueshme, përditësimin me teknikat e reja dhe aksesin në mjete të teknologjisë së fundit. Sezoni veror për shkak të temperaturave të larta dhe fluksit të shtuar prej turizmit e mban në një gjendje alerti këtë skuadër. Të shpresojmë në sa më pak ngjarje.