Helsinki, Finlandë
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako, u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Shpëtimit në Finlandë, Z. Kimmo Kohvakka, dhe Znj. Pauliina Eskola, Drejtoresha e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Gjatë vizitës, delegacioni shqiptar zhvilloi takime dhe bisedime me synim forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes civile midis dy institucioneve homologe.
Diskutimet u përqëndruan në rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit në kuadër të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile #UCPM, bashkëpunim i cili forcohet ende dhe më shumë me antarësim e Finlandës në Nato, për forcimin e kapaciteteve të përgjigjes ndaj emergjencave, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta trajnimi dhe stërvitjeje.
Mbrojtja civile është një aspekt kritik për sigurinë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve, dhe bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor për përballimin e sfidave që lidhen me menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera. Kjo vizitë dhe bisedimet e zhvilluara kontribuojnë në forcimin e partneritetit midis Shqipërisë dhe Finlandës, duke ndihmuar në ndërtimin e një sistemi më të fortë dhe më të koordinuar të mbrojtjes civile.