“Konferenca Rajonale për Përfshirjen Gjinore në Redukimin e Riskut nga Fatkeqësitë në Ballkan dhe Turqi”

Më 21-22 Maj 2024, u mbajt Konferenca Rajonale për Ballkanin dhe Turqinë mbi “Përfshirjen Gjinore në Redukimin e Riskut nga Fatkeqësitë Natyrore” në Shkup, Maqedonia e Veriut.

E organizuar nga Zyra Rajonale e UNDP-së, kjo konferencë synoi të thellojë kuptimin e lidhjeve komplekse midis Redukimit të Riskut nga Katastrofat (DRR) dhe Barazisë Gjinore në planifikimin strategjik. Përmes sesioneve interaktive dhe diskutimeve në panele, ekspertët ndanë praktikat e mira, sfidat dhe eksploruan mundësitë rajonale për të angazhuar në përfaqësime të përgjegjshme gjinore në iniciativat e DRR dhe ndryshimet klimatike.

E ftuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ishte Znj. Adisa Bala, Drejtoresha e Menaxhimit të Riskut, pjesë e Sesionit I të panelit me temë “Femrat drejtuese në tejkalimin e sfidave për reduktimin, reagimin dhe rimëkëmbjen e riskut nga fatkeqësitë dhe rezistencën ndaj klimës kundrejt përgjegjësisë gjinore”. Ajo ndau eksperiencën e saj në hartimin e politikave dhe praktikave institucionale dhe ekspertizën teknike mbi përfshirjen e dimensionit gjinor në vendimmarrje, buxhetim, ngritje kapacitetesh, duke i hapur rrugën bashkëpunimit të mëtejshëm për të promovuar një qasje të integruar rajonale për Platformën Evropiane për Redukimin e Riskut nga Fatkeqësitë.

#mbrojtjacivile #AKMC #civilprotection #DRR

Lajme të tjera