Në kuadër të hartimit të Planit të Vazhdimësisë së Operacioneve

Në Takimin e Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës për hartimin e Planit të Vazhdimësisë së Operacioneve & Planit të Vazhdimësisë së Qeverisjes, u diskutua mbështetja e kolegëve dhe ekspertëve sipas fushës së përgjegjësisë në realizimin e detyrimeve sipas Ligjit “Për mbrojtjen civile”.

Në zbatim të Planit Kombëtar për Emergjencat Civile, miratuar me VKM nr.807, datë 28.12.2023, theksohet rëndësia e vazhdimësisë së shërbimeve thelbësore edhe në raste emergjencash, dhe u njoftua nisja e hartimit të #COOP dhe #COG.

Ekspertët ndërkombëtarë u mirëpritën dhe u shpreh angazhimi për një sistem të qëndrueshëm dhe model të mbrojtjes civile në Shqipëri.

Aktiviteti mbështetet nga Projekti Reseal- UNDP Albania

#AKMC #mbrojtjacivile #Sweden #Portugal #UNDP #EFDRR #DRA #DRR #BE #EU

Lajme të tjera