Në ambientet e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile u zhvillua takimi vjetor me Atashetë Ushtarakë të vendeve të NATO-s, rezidentë dhe jo rezidentë.
Ky aktivitet synonte prezantimin e arritjeve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe diskutimin e çështjeve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes civile.
Stafi i AKMC-së prezantoi zhvillimet kryesore të vitit 2023, kontributet në përballimin e fatkeqësive natyrore, aktivitetet stërvitore dhe projektet e modernizimit.
Drejtori i Përgjithshëm, Z. Haki Çako, falënderoi Atashetë Ushtarakë për ndihmën e vendeve të NATO-s pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe për rritjen e bashkëpunimit.
Atashetë Ushtarakë vlerësuan arritjet dhe kontributet e AKMC-së në forcimin e sistemit të mbrojtjes civile.