Një takim mes Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Z. Haki Çako dhe ambasadorit të Republikës së Azerbajxhanit në Tiranë, Z. Anar Huseynov, u zhvillua sot në ambientet e AKMC-së.
Diskutimet u përqendruan kryesisht në fushën e Mbrojtjes Civile dhe mundësitë për bashkëpunim të thelluar mes dy vendeve.
Z. Çako prezantoi sistemin e mbrojtjes civile në Shqipëri, duke nënvizuar iniciativat qeveritare për përmirësimin dhe modernizimin e sistemit, në përputhje me standardet evropiane.
Nga ana e tij, ambasadori Huseynov shprehu vlerësimin për hapat konkretë të ndërmarrë nga Shqipëria në këtë drejtim dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve në këtë fushë.