Trajnim me temë ‘Hartimi i Strategjise Vendore te Zvogelimit te Riskut dhe Pergatitja e Projekt Propozimeve” CO PLAN

Në datë 30 Prill Co-PLAN Institute for Habitat Development dhe metropolis architecture and planning, me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe UNDP Albania, zhvilluan trajnimin me temë ‘Hartimi i Strategjise Vendore te Zvogelimit te Riskut dhe Pergatitja e Projekt Propozimeve’ pranë ambienteve të Universiteti Polis në Tiranë. Pjesëmarrësit ishin përfaqësues të mbrojtjes civile të 61 Bashkive të vendit. Trajnimi u fokusua në zhvillimin e teknikave për hartimin e projekt-propozimeve të orientuara drejt zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë. Gjithashtu trajnimi dha një panoramë të përgjithshme të proceseve që duhet të ndiqen për të hartur strategjitë vendore të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë.

Projekti ‘Hartimi i Strategjive Vendore të Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë dhe Planeve të Veprimit për 6-të Bashkitë e Qarkut Fier’ financohet nga UNDP Albania në kuadër të projektit: “Forcimi i aftësive ripërtëritëse në Shqipëri” RESEAL dhe mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Projekti RESEAL financohet nga Qeveria Suedeze dhe ajo Portugeze.

 

Lajme të tjera