Në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në Shqipëri, në kuadër të mbështetjes IPA III, nëpërmjet projektit EU4Rivers. Një instrument i rëndësishëm drejt përmirësimit të menaxhimit të ujërave në vendin tonë. Deri më tani jemi fokusuar në përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Europian, ndërkohë që sfidë tashmë mbetet zbatimi i këtyre standardeve, ku eksperienca, udhëzimet dhe ekspertiza e partnerëve europianë janë shumë të çmuara. Qeveria Shqiptare është plotësisht e angazhuar në këtë proces kaq të rëndësishëm.