Në kuadër të 10-vjetorit të ERCC , në Bruksel u zhvillua takimi i Drejtorëve të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile të 27 vendeve anëtare të BE dhe 8 shteteve pjesëmarrëse në UCPM – Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane.
Kryefjala e këtij takimi ishte forcimi dhe rritja e kapaciteteve reaguese të Mekanizmit me frymën e unitetit dhe humanizmit të ndërsjelltë ndaj Emergjencave Civile, me fokus forcimin e kapaciteteve ndaj rrezikut -CBRN ( incidenteve radiologjike, biologjike dhe bërthamore) si dhe dyfishimi i kapaciteteve për t’u përballur me zjarret gjatë sezonin të verës 2023, të dislokuara në afërsi të zonave të cilësuara me risk të lartë ndaj .
Në këtë kontekst, BE-ja po punon me anë të Mekanizmit të Bashkimit për Mbrojtjen Civile (UCPM) për të zhvilluar në mënyrë të shpejtë kapacitete të rëndësishme, përfshirë rezervat CBRN dhe modulet e detektimit dhe pastërimit CBRN si pjesë e rezervave strategjike të shpëtimit.
Të pranishëm në takim Z. Janez LENARČIČ, Komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, Ministri i Mbrojtjes së Suedisë Z.Carl-Oskar BOHLIN dhe autoritete të tjera të nivelit të lartë.
EU Civil Protection & Humanitarian Aid
#Austria#Belgium#Bulgaria#Croatia#Cyprus#CzechRepublic#Denmark#Estonia#Finland#France#Germany#Greece#Hungary#Ireland#Italy#Latvia#Lithuania#Luxembourg#Malta#Netherlands#Poland#Portugal#Romania#Slovakia#Slovenia#Spain #Sweden #Albania #BosniaandHerzegovina #Iceland #Montenegro #NorthMacedonia #Norway #Serbia #Turkey