Në Bashkinë Vlorë shtohet një aset i teknologjisë për dedektimin në kohë të zjarreve, në një zonë me risk të lartë nga zjarret.

Në vazhdim të mbështetjes së vazhdueshme të BE🇪🇺 në fushën e Mbrojtjes Civile në Shqipëri🇦🇱, me implementimin e IPA Intereg CBC/ të projektit “To Be Ready”, sistemit të Mbrojtjes Civile dhe Strukturave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Bashkinë Vlorë i shtohet një aset i teknologjisë për dedektimin në kohë të zjarreve, në një zonë me risk të lartë nga zjarret.

Kamera e gjenatës së teknologjisë “IQ Firewatch” vjen si risi në vendin tonë, identifikon në kohë zjarret në një rreze minimale prej 15 km, max 50 km (në varësi tê motit) dhe njofton nëpërmjet sistemit të lidhur direkt me stacionin e MZSh Vlorë, për një monitorim në kohë reale dhe aktivizim sa më të shpejt të strukturave të reagimit.

Kjo iniciativë financohet nga Bashkimi Europian 🇪🇺, përmes projektit “TobeReady” CBC Italia🇮🇹-Albania🇦🇱-Montenegro🇲🇪 në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

#AKMC # EU #MZSH#AKZM#PMNZSH#MM

Lajme të tjera