Takim me përfaqësuesit e Swedish Civil Contingencies Agency.

Z. Johan Köhler dhe Znj. Carina Brandow, përfaqësues të Swedish Civil Contingencies Agency zhvilluan një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Haki Çako.

Synimi i kësaj vizite ishte forcimi i bashkëpunimit të qëndrueshëm, të nisur tashmë prej kohësh me partneret suedez në Shqipëri duke pasur në fokus faktin që tashmë Shqipëria është pjesë e Mekanizmit #EU të Mbrojtjes Civile -UCPM.

Gjatë takimit u diskutua mbi disa inciativa konkrete të cilat mund të zhvillohen brenda vitit të ardhshëm, si shkëmbimi eksperiencave midis dy institucioneve homologe; trajnimi i certifikuar për konsolidimin e stafit të AKMC dhe të strukturave, pjesë e Sistemit të #MC#RSh; suport në ngritjen e 4 ekipeve operacionale, pranë 4 Qendrave të Mbrojtjes Civile në Qarqe si dhe mbi kontributin aktiv që #AKMC do të japi gjatë fazës konsultative të projektit rajonal të BE / IPA-CARE që do të fillojnë në Mars të vitit 2023.

#AKMC#mbrojtjacivile#EU#UCPM#sweeden#sida#undp

Lajme të tjera