Takimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Çako, me Z.TAKEICHI dhe Z.UEKI, respektivisht Drejtori në ikje dhe Drejtori i sapo emëruar i #JICA, Japan International Cooperation Agency / Balkan Office.
Gjatë takimit të kortezisë me organizatat me të cilat JICA ka bashkëpunim, u diskutua edhe mbi planin e zhvillimit të projektit më të ri të #JICA në Shqipëri, pasi miratimit të aplikimit te #AKMC, për asistencë teknike për krijimin e një sistemi paralajmërimi të zjarreve në pyje.
Drejtori i Përgjithshëm i #AKMC, shprehu mirënjohje ndaj qeverisë Japoneze për këtë mbështetje të nevojshme në një fushë shumë të rëndësishme, siç është paralajmërimi i hershëm, duke uruar që puna të filloj sa më shpejt dhe të vazhdoj me rezultate optimale.