Në vazhdim të punës së grupeve ndërinstiucionale për Vlerësimin e Risku nga Fatkeqësitë, sot u zhvillua një vizitë në Stacionin e Kompresorëve të kompanisë TAP AG, me Prof. Stavri Dhima , ekspert Kombëtar i projektit RESEAL- ë të UNDP, të cilët do të përbëjnë një ndihmë direkte në konceptimin e vlerësimit të riskut dhe përfshirjen e tij në vlerësimin e riskut në nivel kombëtar në kuadër të Risku Teknologjik (Industrial).
Të pranishëm gjatë aktivitetit ishin Znj. Adisa Bala, Drejtor i Zvogëlimit të Riskut, Fatkeqësive dhe e Parandalimit, Z. Doreid Petoshati, Koordinator Kombëtar i projektit RESEAL-UNDP, si dhe përfaqësues të tjerë të Institucione të ndryshme, qendrore dhe lokale, pjesë e këtij proçesi pune.
Vazhdon puna nga #AKMC gjithashtu dhe për Vlerësimin e Risqeve të tjera, me mbështetjen e pazëvendësueshme të UNDP si një partner strategjik gjatë këtij procesi.