Më 4 Dhjetor 2021 u konkretizua marrëveshja e bashkëpunimit midis Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civiile, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Haki Çako dhe Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë” përfaqësuar nga Rektori Prof. Bruno Giardina, në praninë e Prof. Giovanni Arcudi, Dekani i fakultetit te Mjeksise, Prof. Bruno Zappacosta, Drejtor i Departamentit për Vlerësimin Kimik-Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave, i Fakultetit të Farmacisë dhe Z. Klajdi Nikolla Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve pranë AKMC- së.
Marrëveshja në kuadër të rritjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve ka për synim forcimin e Sistemit të Mbrojtjes Civile, me fokus aspektet e shëndetësisë në kushtet e Emergjencave dhe jo vetëm, me synim zbatimin e misionit parësor të AKMC- së ruajtjen e jetës së popullatës.