Më 12 Dhjetor 2021 në lidhje me situatën kritike të krijuar si pasojë e rreshjeve të shiut janë mobilizuar të gjitha Strukturat e Mbrojtjes Civile #MC duke filluar nga Forcat e Armatosura #FA, strukturat e tjera qendrore dhe vendore.
Drejtori i Përgjithshëm i #AKMC Z. Haki Çako dhe Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjigjes Emergjente Z. Robert Hysenllari janë duke ndjekur situatën në terren në zonat me rrezikshmëri.
Aktualisht situata është stabilizuar duke dhënë zgjidhjen emergjente, ndërkohë po punohet nga të gjitha strukturat e Mbrojtes Civile në koordinimin e #AKMC.
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e #MC të pushtetit Vendor.