Pas njoftimit nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër, në lidhje me situatën kritike të krijuar si pasojë e çarjes së argjinaturës në fshatin Shirq, Njësia Administrative Dajç dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mobilizoi menjëherë të gjitha Strukturat e Mbrojtjes Civile #MC duke filluar nga Forcat e Armatosura #FA, strukturat e tjera qendrore dhe vendore me një vemendje të veçantë për “Herojt e Ditës”- Forcat e Policise FNSH (të trajnuara nga Bashkimi Europian si njësi speciale e Emergjencave Civile për Përmbytjet).
Aktivizimi i menjëhershëm i strukturave dhe profesionalizmi i tyre nën drejtimin e Drejtorit të Pergjithshëm në MBZH, z. Irfan Tarelli, ka mundësuar menjëherë fillimin e punës për riparimin e argjinaturës dhe forcimin e plotë të pjesës së dëmtuar.
Aktualisht situata është stabilizuar duke dhënë zgjidhjen emergjente, ndërkohë po punohet per të bërë nje zgjidhje definitive nga Ministria e Bujqësisë.
Gjithashtu në rang vendor, menjëherë do bëhet verifikimi i të gjithë sistemit të argjinaturave në konstatimin e rasteve, nëse ka të ngjashme.
Në zonat e prekura të përmbytjeve dhe për të koordinuar operacionin për çarjen e argjinaturës në Shkodër , ishin gjithashtu edhe Ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, z. Haki Çako, Prefekti i Qarkut Shkodër, znj. Majlinda Angoni.
Situata mbahet në monotorim të vazhdueshëm nga strukturat e #MC të pushtetit Vendor.