Takimi i parë i Grupit Konsultativ për Procedurat Standarde të Veprimit për vlerësimin e dëmtimeve në ndërtesa

U organizua sot takimi i parë i Grupit Konsultativ për Procedurat Standarde të Veprimit që lidhen me vlerësimin e dëmtimeve në ndërtesa. Ky takim shënon fillimin e punës për një nga dokumentet kryesore që po hartohen nga IN, në kuadër të zbatimit të projektit “Vlerësimi i Dëmtimeve në Ndërtesa,” i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të disa institucioneve qendrore dhe vendore, si dhe të organizatave ndërkombëtare që operojnë në vendin tonë dhe janë pjesë e sistemit të mbrojtjes civile.