AKMC – Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
INFORMOHU – PËRGATITU – REAGO!
Në kuadër të Fushatës Kombëtare Ndërgjegjësuese për Emergjencat Civile, 13–20 tetor, Shërbimi i MZSH-së Bashkia Gramsh zhvilloi një mësim tregues dhe demonstrim praktik në gjimnazin “Shefqet Guzi”, Gramsh.
🎯 Qëllimi i aktivitetit ishte ndërgjegjësimi i nxënësve dhe stafit pedagogjik për masat e sigurisë, reagimin në rast zjarri apo situatash emergjente, si dhe zbatimin e procedurave për një evakuim të sigurt.
🤝 Në këtë aktivitet morën pjesë:
🚒 Shërbimi Zjarrfikës (MZSH) Gramsh 🛡️ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) 🚑 Urgjenca e Spitalit Gramsh 👮 Komisariati i Policisë Gramsh 🏛️ Drejtoria Emergjencave Civile i Bashkisë Gramsh 👮♂️ Policia Bashkiake Gramsh
🙏 Falënderojmë nxënësit, mësuesit dhe drejtoreshën e gjimnazit “Shefqet Guzi”, si dhe të gjitha institucionet pjesëmarrëse, për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar në këtë aktivitet të rëndësishëm për rritjen e sigurisë dhe përgatitjen ndaj emergjencave.
Siguria fillon me dijen, forcohet me përgatitjen dhe shpëton jetë me reagimin e duhur!
https://www.facebook.com/reel/1469937988371154
https://www.facebook.com/reel/1469937988371154