Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AL), synon të japë një kontratë shërbimi për:
“EKSPERTIZËN E JASHTME DHE SHËRBIMET NË MENAXHIMIN E PAKETËS, ZGJEDHJA E NJË EKSPERTI TË JASHTËM PËR MENAXHIMIN FINANCIAR TË PROJEKTIT “SA RESILIENCE”, me asistencë financiare nga Programi i Bashkimit Evropian IPA ADRIATIKU JUGOR 2021-2027, me Ref.: IPA SA/RES-NCPA/SRV/02
Të gjitha subjektet e interesuara, duhet të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar deri më datë 31.10.2023, ora 10.30, dorazi ose me zarf, ose me postë/korrier në adresën:
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, pranë Bllokut të Ambasadave,
“Rruga Skënderbeg” P.6/Shk.1, 1001, Tiranë,
Me temë: Shprehje interesi për pjesëmarrje në tender IPA SA/RES- NCPA/SRV/02
Data e dorëzimit do të verifikohet nga posta/ vula e korrierit/ mandat depozitimi.
Çdo aplikim i paraqitur pas afatit të mësipërm, do të refuzohet automatikisht.
Dokumentacioni nuk mund të dorëzohet me e-mail.
Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e detajuar të shërbimit, kërkesat dhe kriteret shtesë, mund të gjendet në dokumentacionin bashkëlidhur këtij njoftimi.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 31.10.2023