Gjatë takimit në Beograd në kuadër të Iniciativës Rajonale për Parandalimin dhe Gatishmërinë në Evropën Juglindore, DPPI SEE, Ministria e Brendshme e Republikës së Serbisë, Departamenti i Emergjencave Civile ka zhvilluar një workshop me temë “Vlerësimi i Riskut – Metodologjitë dhe Zbatueshmëria e Rezultateve”.
Në këtë workshop, nga përfaqësuesit e AKMC- së( Kristina Prishka dhe Xhesi Besho) u realizuan dy prezantime për Republikën e Shqipërisë, konkretisht mbi:
Proçesin e hartimit të dokumentit të Vlerësimit të Riskut nga fatkeqësitë në nivel qendror.
Modelin Subnatinal Risk INFORM për Evropën Juglindore, konkretisht për 12 qarqet të cilat përfaqësojnë nivelin e parë administrativ në Shqipëri.


