Takim në Beograd në kuadër të Iniciativës Rajonale për Parandalimin dhe Gatishmërinë në Evropën Juglindore, DPPI SEE.

Gjatë takimit në Beograd në kuadër të Iniciativës Rajonale për Parandalimin dhe Gatishmërinë në Evropën Juglindore, DPPI SEE, Ministria e Brendshme e Republikës së Serbisë, Departamenti i Emergjencave Civile ka zhvilluar një workshop me temë “Vlerësimi i Riskut – Metodologjitë dhe Zbatueshmëria e Rezultateve”.

Në këtë workshop, nga përfaqësuesit e AKMC- së( Kristina Prishka dhe Xhesi Besho) u realizuan dy prezantime për Republikën e Shqipërisë, konkretisht mbi:

Proçesin e hartimit të dokumentit të Vlerësimit të Riskut nga fatkeqësitë në nivel qendror.

Modelin Subnatinal Risk INFORM për Evropën Juglindore, konkretisht për 12 qarqet të cilat përfaqësojnë nivelin e parë administrativ në Shqipëri.

Lajme të tjera