Bukuresht, Rumani
“Understanding and communicating existing and future risks: ensuring evidence-based communication”
Aktivitet i organizuar nga Departamenti për Situata Emergjente të Rumanisë
së bashku me Zyrën Rajonale të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë @UNDRR).
Ky aktivitet i nivelit të lartë drejtues solli së bashku përfaqësues të shumë autoriteteve të Mbrojtjes Civile nga mbi 10 vende anëtare të Bashkimit Evropian
, Komisionin Evropian, Këshillin e Evropës, median, grupet e shoqërisë civile dhe ekspertë të nivelit operativ dhe atij strategjik.
Në cilësinë e vendit anëtar të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE, Shqipëria
u përfaqësua nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Qëllimi i kësaj tryeze dialogu ishte shqyrtimi i përvojave dhe qasjet e ndryshme të strukturave të Mbrojtjes Civile përmes komunikimit efektiv të rrezikut dhe identifikimin e mënyrave për të luftuar
dezinformimin me vëmendje të veçantë edukimit të të rinjve për riskun nga fatkeqësitë, si dhe identifikimin dhe përdorimin e informacionit përkatës për të ndërtuar qëndrueshmërinë sociale të vendeve.
Disaster Preparedness and Prevention Initiative in SEE
#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#UNDRR#DGECHO#EFDRR




