Vatra e zjarrit mbi tunelin e Llogarasë është shuar plotësisht, pas ndërhyrjes së koordinuar nga Prefektura e Qarkut Vlorë dhe mbështetjes së Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Në operacion u angazhuan 4 automjete zjarrfikëse, 11 efektivë të MZSH-së Himarë dhe Vlorë, 43 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore.
Zona vijon të mbahet në monitorim për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm.
