Ekipi profesional dhe serioz I Ministrisë së Mbrojtjes

Pas konferencës së sotme për media, me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji; Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes, Dorian Tola; Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako; dhe Administratorin e kompanisë shtetërore KAYO, Ardi Veliu.
Krenar për ekipin profesional dhe serioz të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët vijojnë punën me përkushtim në forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit, në shërbim të qytetarëve dhe të interesit kombëtar.
Respekt për të gjithë burrat dhe gratë, civil apo në uniformë, që vazhdojnë çdo ditë punën me përkushtim në shërbim të vendit!