THIRRJE E HAPUR PËR OFERTË: Hartimi dhe shtypja e materialeve për aktivitetet promovuese të projektit dhe ndërgjegjësimin e publikut në kuadër të projektit EAR-MHEWS

Thirrje e hapur për ofertë

Hartimi dhe shtypja e materialeve për aktivitetet promovuese të projektit dhe ndërgjegjësimin e publikut në kuadër të projektit

“Fuqizimi i Qëndrueshmërisë Shqiptare përmes bashkëzbatimit të një Sistemi të Paralajmërimit të Hershëm Shumë-Rreziqesh në nivel kombëtar (EAR-MHEWS)”

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) fton operatorët ekonomikë të interesuar të paraqesin ofertat e tyre për procedurën e prokurimit me objekt:

“Hartimi dhe shtypja e materialeve për aktivitetet promovuese të projektit dhe ndërgjegjësimin e publikut”.

Kjo procedurë zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Qëndrueshmërisë Shqiptare përmes bashkëzbatimit të një Sistemi të Paralajmërimit të Hershëm Shumë-Rreziqesh në nivel kombëtar (EAR-MHEWS)”, i cili zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në bashkëpunim me partnerët e saj kombëtarë.

Projekti synon ngritjen dhe funksionalizimin e një Sistemi të Paralajmërimit të Hershëm Shumë-Rreziqesh (MHEWS), duke forcuar kapacitetet kombëtare dhe vendore për reduktimin e riskut nga fatkeqësitë dhe rritjen e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike.

Ky projekt është pjesë integrale e programit të bashkëfinancuar nga Green Climate Fund (GCF), me titull “Climate Services for a Resilient Albania (ALBAdapt)”, i cili zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Dokumentacioni i plotë i procedurës i bashkëlidhet kësaj thirrjeje.

1. Ftesa për Ofertë; ftesa per oferte

2. Shtojca 1 – Specifikimet Teknike; Aneksi 1-Specifikime teknike

3. Shtojca 2 – Formulari i Çmimeve; Aneksi 2-Lista e çmimeve (2)

4. Shtojca 3 – Deklarata mbi Konfliktin e Interesit; Aneksi 3-deklarta e konfliktit interesit

5. Shtojca 4 – Deklarata mbi Kriteret e Përjashtimit; Aneksi 4-deklarta kriteret perjashtuese

6. Shtojca 5 – Kriteret e Kualifikimit dhe Pranueshmërisë;  Aneksi 5 – Kriteret e Kualifikimit dhe Pranueshmërisë

7. Shtojca 6 – Termat e Referencës;  Annex 6 -Termat e references