Mbledhja e Komisionit Teknik Këshillimor

Komisioni Teknik Këshillimor (KTK) u mblodh nën kryesimin e Drejtorit të Përgjithshëm të AKMC, z. Haki Çako, me pjesëmarrjen e institucioneve qendrore dhe vendore.
Gjatë takimit u diskutuan problematikat e sezonit dimëror, masat për përmirësimin e përgjigjes emergjente, planet e emergjencave dhe masat parandaluese.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Misionit Këshillimor të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile (UCPM) për Zjarret në Pyje, të cilët prezantuan gjetjet kryesore dhe sfidat e koordinimit.
Takimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë.