Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile shpreh solidaritetin e saj me popullin e Mianmarit, i cili po përballet me pasojat tragjike të tërmetit shkatërrues që goditi rajonin qendror, pranë qytetit të Mandalay.
Mbi 1,700 jetë të humbura dhe mijëra të plagosur janë dëshmi e kësaj fatkeqësie, ndërsa komunitetet lokale përballen me pasigurinë e pasgoditjeve dhe sfidat e rindërtimit.
Në këto momente të vështira, jemi pranë popullit mianmarez me mendimet dhe mbështetjen tonë. Inkurajojmë çdo përpjekje për ndihmë humanitare dhe solidaritet ndërkombëtar për të lehtësuar dhimbjen dhe për të ndihmuar në rimëkëmbje.