Dëmshpërblimi për banorët e Vlorës të prekur nga përmbytjet e tetorit 2024 do të realizohet në kohë rekord.
Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet AKMC-së, tashmë ka transferuar fondet që do të përfitojnë 375 familje në 5 rajonet e qytetit dhe në 2 njësitë administrative, Qendër dhe Orikum. Në ndihmë të familjeve të prekura, Bashkia e Vlorës po zëvendëson pajisjet elektroshtëpiake të dëmtuara gjatë përmbytjeve.
Ndërkohë, puna do të vijojë gjatë muajve në vijim për rehabilitimin e plotë të zonave të prekura.