Turin e informimit dhe diskutimit për Mbrojtjen Civile e përqëndruam në Qarkun e Lezhës. Bashkë me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, Prefektin, Gjergj Prendi, drejtorin e AKMC, Haki Çako dhe kryebashkiakët e Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit diskutuam rreth përparësive që këtë vit u jep thirrja e Qeverisë për të përballuar situatat e vështira të emergjencave civile.
Lezha si një qark me rrisk të lartë, bazuar në eksperiencën e viteve të shkuara, ka nevojë për financime në projektet e infrastrukturës parandaluese, rikonstruksionit të digave apo mjeteve. Për këtë arsye, bashkë me drejtuesit rajonalë do të punojmë që deri në datën 25 nëntor kur mbyllet thirrja, të finalizojmë projektet më të rëndësishme të tre bashkive.
Aplikimi i njësive vendore për fondin e Mbrojtjes Civile mund të kryhet deri në datën 25 nëntor nëpërmjet faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.