22 dhe 23 Tetor 2024, Stërvitje e rëndësishme Balkans EWS Capacity Development Program -Tabletop Exercise (TTX)

Më 22 dhe 23 Tetor 2024, u zhvillua një stërvitje e rëndësishme e njohur si Balkans EWS Capacity Development Program -Tabletop Exercise (TTX).

Kjo stërvitje, e organizuar në bashkëpunim me ekspertët e Qendrës së Inovacionit dhe partnerë ndërkombëtarë, ka si qëllim rritjen e aftësive operacionale për monitorimin e rreziqeve, paralajmërimin e hershëm dhe përgjigjen ndaj fatkeqësive në Shqipëri dhe rajon.

Në fokus të veçantë është përdorimi i platformës DisasterAWARE për të monitoruar risqet e shumta dhe për të koordinuar përgjigje të shpejta në rast emergjence. Kjo stërvitje gjithashtu synon të vlerësojë pikat e forta dhe boshllëqet e kapaciteteve tona, duke forcuar bashkëpunimin ndërkufitar për përballimin e rreziqeve të përbashkëta.

Lajme të tjera