Me qëllim edukimin e të rinjve për reagimin ndaj fatkeqësive, AKMC ka organizuar një ushtrim simulimi në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër!
Ky aktivitet, pjesë e projektit #RESEAL të UNDP, ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe aftësimin e nxënësve për përballimin e emergjencave natyrore.
Ushtrimi është pjesë e një nisme më të gjerë që përfshin 12 shkolla në 6 prefektura, ku nxënësit dhe mësuesit stërviten për t’u përgatitur në raste emergjencash.
Pjesëmarrës në këtë event ishin stafi drejtues i shkollës, mësuesit, oficerët e sigurisë, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Policia e Shtetit, Bashkia, Njësia e Emergjencave Civile dhe Kryqi i Kuq.
Ky projekt jo vetëm që ndihmon në krijimin e një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë, por po ndërton gjithashtu një udhëzues gjithëpërfshirës për shkollat dhe bashkitë për reagimin ndaj fatkeqësive.