“Përroi i Thatë drejt rehabilitimit – zgjidhje afatgjatë për banorët e Fushë Bulqizës”

Përroi i Thatë nuk do të jetë më një shqetësim për banorët e Njësisë Administrative Fushë Bulqizë, falë projektit të rehabilitimit dhe sistemimit të tij, që ka nisur nga Bashkia Bulqizë në bashkëpunim me Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile 🏗️ Projekti përfshin ndërtimin e një mbrojtjeje gjatësore me gabiona prej 350 metra, që synon të parandalojë përmbytjet dhe gërryerjet, duke mbrojtur tokat bujqësore, rrugët dhe banesat e zonës.

✅ Kjo ndërhyrje pritet të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Gjatë inspektimit në terren, u konstatua se punimet po ecin sipas parashikimeve, duke ndjekur me përpikëri fazat e planifikuara të projektit.

Lajme të tjera