Nënshkrimi i marrëveshjes së dhurimit të një mjeti zjarrfikës

Në kuadër të forcimit të kapaciteteve të Mbrojtjes Civile, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe shoqëria Eralb Invest 2, sh.p.k., pjesë e CWP Europe, nënshkruan sot marrëveshjen e dhurimit të një mjeti zjarrfikës Mercedes-Benz 1120 AF 4×4 me trup Rosenbauer.

Ky mjet bashkëkohor dhe i kompletuar do të shërbejë për gadishmërinë dhe reagimin e strukturave operacionale të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit të Bashkisë Tropojë, duke rritur sigurinë dhe efektivitetin në përballimin e emergjencave.

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile e konsideron të rëndësishëm kompletimin dhe rritjen e kapaciteteve reaguese dhe menaxhuese të fatkeqësive natyrore, veçanërisht në njësitë e pushtetit vendor.

Lajme të tjera