Një takim mes Drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Z. Haki Çako dhe ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Z. Skender Dyrmishi u zhvillua sot më 30 shtator në ambientet e AKMC-së.
Takimi u fokusua në kuadër të marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve. Ndër bashkëpunimet e përmendura ishte dërgimi i ekipit kërkim-shpëtimi me 142 trupa pas tërmetit të 26 nëntorit, dhurimi i 200,000 eurove për rimëkëmbje, si dhe miratimi i një plani bashkëveprimi operacional në fushën e mbrojtjes civile.
Kosova dhe Shqipëria kanë qenë gjithashtu përfituese direkte të projektit IPA Fire and Floods, i menaxhuar nga Bashkimi Evropian.