Aktiviteti i Vlerësimit të Nevojave pas Fatkeqësive dhe Zhvillimi i Kornizës së Rimëkëmbjes pas Fatkeqësive

Aktiviteti i Vlerësimit të Nevojave pas Fatkeqësive (PDNA) dhe Zhvillimi i Kornizës së Rimëkëmbjes pas Fatkeqësive (DRF), si pjesë e fazës së katërt të një projekti global të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD-i, po zhvillohet më 19-20 shtator, në Hotel Tirana International.

Pjesëmarrës të nivelit të lartë, si dhe ekspertë teknikë të këtij takimi, që ka si qëllim forcimin e kapaciteteve të vendeve për të vlerësuar krizën dhe për të planifikuar rimëkëmbjen pas fatkeqësive, do të diskutojnë për përmirësimin e aftësive kombëtare dhe rajonale në përgatitjen dhe mbështetjen e aktiviteteve të rimëkëmbjes, duke u fokusuar në përvojat dhe mësimet e nxjerra.

Ditën e dytë të aktivitetit, që shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të aftësisë së vendeve për t’u përballur me sfidat e fatkeqësive dhe për të siguruar një rimëkëmbje të suksesshme, do të zhvillohet një seminar, ku pjesëmarrësit do të ndajnë ide dhe praktika të suksesshme.

Lajme të tjera