Takimi i rradhës mbi Planin e Vazhdimësisë së Operacioneve (PVO)

Takimi i rradhës mbi Planin e Vazhdimësisë së Operacioneve (PVO), si dhe një ushtrim me temë “Ushtrim simulues për PVO-në,” u zhvillua sot në 📍Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në Tiranë, me përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, PNUD-i dhe konsulentët ndërkombëtarë të Projektit RESEAL.

📝Ky takim kishte si qëllim diskutimin e drafteve të Planeve të Vazhdimësisë së Operacioneve, të zhvilluara me mbështetjen e ekspertëve të Projektit RESEAL “Forcimi i Aftësisë Ripërtëritëse në Shqipëri,” si dhe zhvillimin e ushtrimit simulues për testimin dhe përmirësimin e këtyre planeve.

Lajme të tjera