Nisur nga situata me vatrat e zjarrit në Bashkinë Fushë-Arrëz, Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, z. Haki Çako inspektoi në terren situatën që tashmë duket jashtë rrezikut, pasi është bërë ndërprerja e flakëve nga kurora e fshatit Dardhë, në veri të zonës.
Nën koordinimin e #AKMC, bashkëpunimi në terren ndërmjet strukturave të Mbrojtjes Civile, forcave operacionale, vullnetarëve, shoqëruar me ndërhyrje nga ajri do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.
Të gjitha vatrat e tjera të zjarrit janë gjithashtu nën kontroll dhe po ndiqen sistematikish për eliminimin përfundimtar të tyre.
Bashkia Fushë-Arrëz, në situatën e ndodhur të zjarreve, pasqyron modelin e mobilizimit të arritur nga strukturat vendore, zjarrëfikset shërbimi pyjor, vullnetarët – në bashkëpunim me strukturat e FA.




