Në datat 8-11 Nëntor u mbajt në Veliko Ternovo, Workshopi mbi “Sfidat e Rrezikut Sizmik” në Bullgari-Japoni-Ballkani Perëndimor.
Fokusi i këtij workshopi ishte mbi fatkeqësitë sizmike në rajon, historiku i tyre, mësimet e nxjerra dhe hapat e ndërmarra për të ardhmen duke u bazuar në parimet e kuadrit Sendai.



