Workshop-i rajonal, “Identifikimi i praktikave më të mira të BE-së dhe rajonit për Planet e Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet dhe integrimi i paralajmërimit të hershëm në Planet për Emergjencat Civile”, në kuadër të projektit IPA-FF (FIRES & FLOODS) i financuar nga #BE.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z.Haki Çako, gjatë fjalës së tij falenderoi pjesëmarrësit nga Bosnja Hercegovina , Kosova , Mali i Zi , Maqedonia e Veriut , Serbia , Shqipëria , Turqia , konsorciumin implementues dhe Mbrojtjen Civile Italiane e cila po drejton këtë iniciative, që ka synim forcimin e kapaciteteve të menaxhimit të fatkeqësive dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e Mbrojtjes Civile.