Në kuadër të zbatimit dhe implementimit të Memorandumit të Mirëkuptimit të firmosur midis dy institucioneve homologe, më datë 17 Janar 2022 në Tiranë, delegacioni nga Shqipëria i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ankara, Z. Kastriot Robo, u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) Z. Yunus Sezer, në Düzce, qytet i cili u prek nga një tërmet pak ditë më parë.
Në ambientet e AFAD në Ankara u zhvilluan takime dhe bisedime me drejtuesit përkatës me synim forcimin e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes Civile.
#AKMC#AFAD#mbrojtjacivile#EU#UCPM#UCPM#civilprotection
















