Në kuadër të projektit ndërkombëtar ROSES, i financuar nga BE, 15 studentë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe përfaqësues të AKMC realizuan një vizitë studimore në Mal të Zi. Ata vizituan Qendrën e Menaxhimit të Emergjencave në Podgoricë, ku u njohën me sistemet e koordinimit dhe teknologjitë për menaxhimin e emergjencave.
Gjithashtu, grupi vizitoi stacionet zjarrfikëse në Ulqin dhe Tivar, duke studiuar organizimin dhe strategjitë për ndërhyrje emergjente. Kjo vizitë forcoi bashkëpunimin rajonal dhe ndihmoi në rritjen e kapaciteteve të të rinjve shqiptarë në menaxhimin e emergjencave.