Në një format dialogu të hapur, përmbyllëm sot në Pishë Poro trajnimin 2-ditor me median dhe vizita në terren mbi sistemin e menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë në Shqipëri, ku bëmë bashkë të gjithë aktorët dhe faktorët e Sistemit të Mbrojtjes Civile, anëtarë të komunitetit në Fier, të rinj, donatorë dhe përfaqësues të medias.
“Rikthimi në Pishë Poro, një zonë pyjore e mbrojtur e cila u përball vitin e kaluar me zjarre të fuqishme, përforcon rëndësinë e bashkëpunimit midis aktorëve të sistemit të mbrojtjes civile dhe përgatitjen e komunitetit për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të sigurt”- theksoi drejtori i përgjithshëm i AKMC-së, Haki Çako.
Gjatë bashkëbisedimit më të rinjtë dhe përfaqësues të medias ku të pranishëm ishin edhe shefja e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i UNDP Albania dhe përfaqësues të pushtetit vendor u diskutua mbi përfshirjen e të rinjve dhe rolin që ka media në menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë përmes informimit, edukimit dhe angazhimit qytetar.
#AKMC do të vijojë edhe në Prefektura të tjera diskutimin e hapur me gazetarët vendorë, të rinjtë dhe pjesëtarë të komunitetit të cilët janë aktorë të rëndësishëm të sistemit të mbrojtjes civile në vend.
#MbrojtjaCivile #RESEAL #Partneritet #MediaEDrejtshkrimi #Fieri #Bashkëpunimi