Pas marrjes së njoftimit nga Bashkia Krujë për një vatër zjarri në një zonë pyjore me pisha në fshatin Halilaj, Njësia Administrative Fushë-Krujë, u angazhuan menjëherë strukturat operacionale të mbrojtjes civile, si në nivel vendor ashtu edhe në atë qendror.
Strukturat e bashkisë Krujë, Administrata e Zonave të Mbrojtura u mobilizuan për të menaxhuar situatën.
Në mbështetje të Bashkisë, u angazhua dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
Lutemi qytetarëve të tregojnë kujdes në këto temperatura të larta dhe të lajmërojnë në kohë për çdo vatër zjarri.