Në ambjentet e #AKMC u zhvillua takimi ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të AKMC- së, z. Haki Çako dhe përfaqësuesëve të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, z. Jun Hirashima dhe z. Sokol Konomi.
Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) ka shfaqur interes për ngritjen e një sistemi paralajmërimi të zjarreve në pyje, i cili është zhvilluar me sukses në Maqedoninë e Veriut dhe një të atillë shprehën dëshirën për ta implementuar në të gjithë rajonin.
Gjatë takimit të sotëm, i cili shërbeu edhe si pikënisje për të tjera në vazhdim, u diskutua mbi bashkëpunimet për të ardhmen në fushën e mbrojtjes civile.
Z. Çako shfrytëzoi këtë rast për të falenderuar Japoninë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë gjatë tërmetit të 26 Nëntorit.


