U zhvillua takimi i parë i organizuar nga UNDRR, në kuadër të programit “Subnational INFORM Risk Index for SEE”.
INFORM është një forum me shumë aktorë që synon të zhvillojë analiza sasiore në lidhje me zvogëlimin e rriskut nga katastrofat dhe krizat humanitare.
Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga Drejtoria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe e Projekteve #AKMC, përfaqësues nga #UNDRR – (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Zvogëlimin e Rriskut) dhe përfaqësues nga #DPPI ( Iniciativa mbi Gadishmërinë dhe Parandalimin ndaj Katastrofave për Europën Juglindore #SEE).